Berisha: Arrestimin e Erion Veliajt e njoftoi para dy javësh, Arben Ahmetaj, informacionet i kishte nga zyra e Edi Ramës

Kryedemokrati Sali Berisha, theksoi në takimin me anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, se tashmë Edi Rama cilësohet si ‘kukulla e Xhorxh Soros’, armiku numër 1 i SHBA-së.

Berisha zbuloi se arrestimin e Erion Veliajt e njoftoi para dy javësh, Arben Ahmetaj, duke saktesuar se informacionet i kishte nga zyra e Edi Ramës.

"Kam qenë në parlament në vitin 1991, nuk e harroj kurrë. Një deputet i rëndësishëm i Partisë së Punës, u ngrit aty dhe tha; po ta dija unë se, Enver Hoxha kishte tre dynym qilima, unë tha kurrë nuk do të kisha duartrokitur për të.

Unë u them shqiptarëve se gardëroba e Velicës mjafton për të shtruar tre hektarë qilima, jo 3 dynym.

Mbron Erion Veliajn të cilit i gjinden prerjet 500 euro, të mykura. Të gjitha para trafiqesh. Se këta trafikantët që ta dini ju, nuk prekkan format tjetër përveç 500 euroshe, sepse e ka nxjerrë prokurori italian, sepse 1 milionë euro me 500 peshoka 1.2 kilogram. Ata kanë hallin e peshës.

Kur i merr Taulanti, kur del e i pret Olsi apo të tjerët, nuk duan të kenë peshë shumë të madhe. Dhe janë gjetur aty 100 mijë euro prerje 500. E megjithatë ai bërtet dhe vë në shënjestër gjykatësit se qenkan me origjinë të djathtë, i cili rezulton se paska dhënë vendime kundër opozitës dhe në favor të Veliajt.

Jo një, por 3 vendime. E thashë dhe sot dhe e them prap këtu. Nëse ka një njeri në botë që nuk të drejtë ti përmendë babanë kujt, është Edi Rama. Babai i tij është xhelat, ka firmosur për varjen e Havzi Nelës. Ndërsa babai i tij, i majtë apo i djathtë është kriminel se paska qenë në një zyrë me Gazment Bardhin. Paska punuar në një zyrë në ministri, sepse paskan studiuar bashkë, por nuk qenka e vërtetë.

Pra, jemi në këto rrethana ku partia e krimit po shkërmoqet. Arrestimin e Erion Veliajt e njoftoi para dy javësh, Arben Ahmetaj. Ai tha se, Edi Rama do ta arrestojë këto ditë. E tha ai, se kishte informacionet, dhe informacionet ai i ka nga zyra e Ramës, jo nga të tjerët. I gjithë ky skenar që zhvillohet është në kurriz të shqiptarëve.

Qytetarët nuk ekzistojnë për Edi Ramën. Ato ekzistojnë vetëm për ti vjedhë, plaçkitë, për ti mashtruar. Lufta mes tyre është lufta më e egër që mund të ketë shpërthyer brenda llojit. Edi Rama u mor me diplomën e Belind Këlliçit, i cili së bashku me Etion Kapedanin janë dy shqiptarët që dolën me rezultatet më maksimale ndër 1 mijë studentë që kishte shkolla e tyre në Nju Jork.

Po tani ku është halli i diplomës. Halli i saj është tek Lubia, se Lubinë e paskan çuar në prokurori se ka diplomë false.
E merrni vesh. Ajo nuk ka diplomë, e ka falsifikuar diplomën. E kanë paditur në prokurori dhe tani kur të dëgjojnë socialistët se Lubia ka falsifikuar diplomën të thonë se edhe Belindi e ka falsifikuar. Nuk është gjë kjo punë e tyre.

Është një përleshje shumë e egër mes tyre. Këta njerëz kanë patur si moto; erdhëm, vodhëm, ikëm. Do të ikin, por nuk do të ikin. Absolutisht do të përballen me ligjin duke filluar nga Edi Rama tek secili që ka vjedhur.

Nuk ka në historinë e vendit njeri që mund të ketë vjedhur si Rama dhe Lubi Balluku së bashku. Rama sigurisht më shumë. Por edhe Lubia me 12 miliardë euro tendera, qindra e qindra milionë mos miliarda ka vjedhur me Ramën dhe i kanë shpërdoruar. Të gjitha këto janë një detyrim madhor për ne.

Së pari të krijojmë frontin më të gjerë që Shqipëria ka njohur në 32 vite kundër narkodiktaturës. Ne diktaturën komuniste-staliniste e përmbysëm me një front të gjerë. Kjo është e vërteta. Kush ka memorien e asaj kohe e di që ai ishte bashkimi më i gjerë i shqiptarëve. Mos harroni se diktatura është diktaturë.

Ndaj dhe kjo kthesë e madhe është një ftesë për të gjithë ata të cilët duan që Shqipëria të shpëtojë nga diktatura e krimit dhe drogës me datën 11 maj. Është koha të bashkohemi me të gjitha forcat politike që ndjehen opozitare dhe duan të përballen me të keqen për të shpëtuar vendin e tyre.

Është koha të bashkohemi me të gjithë faktorët, biznesin, fermerët, rinia, pensionistët në një front të gjerë që nuk e ka njohur ndonjëherë më parë Shqipëria. Është koha që secili prej jush të shndërrohet në një misionar të këtij bashkimi me bindjen dhe ndërgjegjen më të thellë se po i bëjmë vendit shërbimin më të madh", deklaroi Sali Berisha në mbledhjen e hapur për mediat të Këshillit Kombëtar të PD-së

FJALA E BERISHES