Forcohet Partneriteti me Kastrati Group/ Lagarde Travel Retail nis operacionet Duty Free në Aeroportin e Tiranës
Lagarde Travel Retail ka nisur zyrtarisht operacionet e saj Duty Free në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës, duke shënuar një moment historik në kuadër të partneritetit strategjik me Grupin Kastrati.
Administratorja e aeroportit ndërkombëtar të Tiranës Marsida Pllako e cilësoi këtë investim një hap strategjik për të ardhmen.
Stanisllav Barenek, drejtori i Lagardere Trevell Retell Albanoa u shpreh se tashmë në aeroport do të ofrohen një sërë produktesh dhe shërbimesh që kombinojnë markat ndërkombëtare me produkte që pasqyrojnë traditat dhe kulturën shqiptare.
‘Një kapitull i ri i Duty Free në Shqipëri është gati të nisi. Këto janë lajme të mira për mua dhe ekipin tim por besoj se akoma lajme të mira do të ketë për pasagjerët e Tirana International Airoport. Lagardere është duke sjellë një koncpet të ri me produkte të reja vendase dhe ndërkombëtare. Nuk ju garantojmë vetëm produkte të reja por gjithashtu edhe cilësi të mira, njësoj sin ë aeroportet ndërkomëvbtare në të cilët ne operojmë”
Sakaq shefja operacionale e performancës së zyrave Lagardere Trevel Retell Sharlot delmas e cilësoi këtë si një përvojë unike.
“Ne besojmë se çdo aeroport duhet të përjetojë atë që është unike. Aeroporti duhet të jetë reflektimi i vendit me kulturën e saj. Dyqani Duty Free në aeroport duhet të jetë pikërisht atë që përfaqëson Shqipëria me tradita apo kulturë”
Ky partneritet, ofruar një përvojë të jashtëzakonshme blerjesh duke përmbushur nevojat e udhëtarëve ndërkombëtarë dhe konsumatorëve shqiptarë.
