Interkonjeksioni nënujor me Italinë/ Administratori i KESH tregon për “Ora News” hapat e projektit
Ndertimin e linjes se interkonjeksionit Shqipëri-Itali Administratori i Korporates Elektroenergjetike Shqiptare Erald Elezi e cileson si nje hap strategjik per ta kthyer Shqiperine ne nje eksportuese neto te energjise.
Synimi është që deri ne vititn 2030 të arrihet përballimi i nevojave por edhe shitja e rrymës jashtë vendit.
‘’Kjo linjë është një rrugë e re e transmetimit të energjisë e cila do ketë një potencial shumë të lartë zhvillimi’’.
Sipas administratorit kapaciteti final do te varet nga disa faktore.
‘’Një studim fizibiliteti është pikërisht ai që do përcaktojë kapacitetin real për të cilin kablli do ketë fizibilitet dhe do ndërtohet’’.
Elezi vuri ne dukje vijimin e investimeve për rritjen e prodhimit te energjise se rinovueshme.
Ne perfundim Erald Elezi theksoi se ky project eshte ne perputhje me kerkesat e nderkombetareve per diversifikimin e burimeve te energjise, duke e pozicionuar Shqiperine si nje actor kyc ne tregun rajonal.
