Erdogan dhe Macron zhvilluan një bisedë telefonike, ja për çfarë diskutuan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2025, 08:45
Presidenti i Turqisë, Rexhep Tahip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike dje me presidentin francez Emanuel Macron.
Sipas njoftimit të Drejtorisë së Komunikimit të Presidencës turke, thuhet se të dy liderët diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe midis Turqisë dhe Francës.
Nga ana tjetër mediat turke raportuan se kompania e njohur ‘Yildirim Holding’, zotëron 24% të aksioneve të kompanisë franceze të anijeve dhe logjistikës ‘CMA CGM’, e cila mori përsipër funksionimin e terminalit kontierëve në portin e Latakisë në Siri.
Erdogan pas kësaj telefonate theksoi se është shumë e rëndësishme heqja e sanksioneve ndaj Sirisë dhe u zotua se do të mbështesë integrimin e këtij vendi.
