“Night to shine” - Tapet i kuq për personat me aftësi të kufizuara në Maliq
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Shkurt 2025, 16:09
Për herë të parë në juglindje të vendit organizohet një aktivitet i veçantë. Për herë të parë mbi tapetin e kuq nuk kanë kaluar personazhe të njohur, por persona me aftësi të kufizuara. “Night to shine” organizohet në mbi 300 vende të botës, e këtë radhe aktiviteti u zhvendos në Maliq.
Kryetari i Bashkisë Gëzim Topçiu theksoi domosdoshmërinë për t’i kushtuar më tepër vëmendje.
Pjesë e këtij eventi ka qenë dhe këngëtarja e njohur Eneda Tarifa, e cila ka suprizuar të pranishmit e në veçanti Marian 15 vjeçare.
Në qarkun e Korçës janë më shumë se 300 fëmijë me aftësi të kufizuara, autizëm dhe sindromën down, ndërkohë që dy qendra që merren me trajtimin e këtyre personave.

