"Në parajsën socialiste nuk bie shi"/ Teli: Propaganda është ende prezente, jo vetëm në Shqipëri por kudo
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2025, 22:14
E ftuar në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", ishte e ftuar regjistorja Ermela Teli, për të folur për propagandën në art, veçanërisht nëpërmjet filmave të realizmit socialist dhe mënyrën sesi ata kanë ndikuar në të gjitha aspektet e jetës tonë njerëzore.
"Unë mendoj që gjithmonë kthimi pas është i rëndësishëm sepse na bën të reflektojmë shumë. Duket sikur kanë kaluar shumë vite por në fakt jo dhe aq.
Kam përshtypjen që nuk është bërë një refleksion i thellë për tu ballafaquar vërtetë me propagandën dhe mendoj se propaganda është ende prezente, jo vetëm në Shqipëri por kudo në botë.
Për ne si shqiptarë ndoshta është e rëndësishme për ta parë dhe njëherë këtë të vëretë sesi ne kemi qenë dikur të kontrolluar", u shpreh Teli.
