E shkuara është vendi ynë/ Vehbiu: Doja të shkruaja për mëhallën time siç e mbaj mend unë...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2025, 22:18
"E shkuara është vendi ynë". E gjithë filozofia e kësaj thënie e përmbledhur në një cikël të gjatë shkrimesh të publicistit dhe gjuhëtarit, Ardian Vehbiu, për të treguar Tiranën e djeshme dhe të sotshme, Tiranën e kujtimeve dhe për ta krahasuar me qytetin që është shndërruar.
I ftuar në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News", në një lidhje të drejëpërdrejtë në "Skype", nga New Yorku ishte Ardian Vehbiu.
"Ishte një ide për një projekt, aplikova. Kisha një ide sepse doja të shkruaja për të kaluarën time në mahallë. Diçka në një format mikro jo makro, jo të bëja historinë e Tiranës në mënyrë tradicionale por të flisja për atë Tiranën time, mëhallën time siç e mbaj mend unë dhe brezi im që ka jetuar", u shpreh Vehbiu.