Federata e Opozitës, Shehu: Diaspora të mos reshtë, të regjistrohen që të jenë pjesë e 11 majit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shkurt 2025, 12:19
Kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me aleatët e Federatës së Bashkuar të opozitës.
Sali Shehu kreu i FRD tha gjatë takimit se, shqiptarët ku numri i tyre është shumë i madh, si Greqia, Italia Gjermania, SHBA, Anglia, të mos reshtin çdo ditë që të regjistrohen për të qenë pjesë e betejës së madhe të 11 majit.
Sali Shehu: "Kjo ditë do të jetë ditë shumë e rëndësishme jo vetëm për të ndërruar qeverinë që është e domosdoshme, por për ti dhënë vendit shansin që meriton. Sot të gjithë ne përmes ndikimit personal dhe politik duhet të bëjmë të pamundurën të mundur".
