Lubonja për protestën e 8 shkurtit: Tubime të vërteta janë ato në Serbi

Analisti Fatos Lubonja komentoi protestën e 8 shkurtit të thirrur nga opozita në vend.

Lubonja tha se tubime të vërteta janë ato që zhvillohen në Serbi. Sipas tij, opozita në vendin tonë është kontradiktore.

Protesta të vërteta janë ato në Serbi. Opozita është në kontradiktë, se kërkonte qeveri teknike se thoshte nuk bëhet zgjedhje me Ramën e tani hyn në zgjedhje dhe thotë do fitojmë.

Lulzim Basha tha dikur se PD nuk hyn në zgjedhje, por Partia Demokratike po hyn në zgjedhje. Qeverinë teknike e lanë, në zgjedhje u futën.

PD nuk po iu thotë të vërtetën shqiptarëve, fuqi nuk kanë, unë ua uroj me gjithë shpirt fitoren, por duket sikur tallen me njerëzit.

Në protestë do dalin militantët. Kanë bërë premtime që janë të ekzagjeruara. Ne nuk kemi halle, që krimi i organizuar të ketë në krye politikanët e PD dhe jo ato të PS, por duam qeveri që lufton krimin. Nuk ke pse iu premton njerëzve rroga dyfish.

Populli e di situatën, thonë rrimë me Ramën e mbajmë, se na mban me pastrimin e parave, kurse PD mban entuziazmin e militantëve”, tha Lubonja për News24.