Fondet e USAID/ Nesho: Këtu u përdor Sorosi dhe OJQ-të për imazhin e regjimit në perëndim

Përmes një interviste në Ora News, ish-diplomati Agim Nesho tha se dihet se presidenti Trump ka thënë se do të rishqyrtojnë administratën amerikane.

Ai tha se ne si vend jemi rasti klasik që kemi një ndërhyrje të ideologjisë së Shoqërisë së Hapur me mb1%shtetjen e Sorosit dhe mbajtjes së organizatave për imazh të pushtetit.

Nesho: Dihet se presidenti Trump ka thënë se do të rishqyrtojnë administratën amerikane dhe do të bëjë më realë funksionimin e institucioneve. Janë shumë institucione në lojë. Ka kërkuar edhe reformimin e CIA-s. Po të njëjtën gjë e ka bërë me FBI-në dhe kështu me radhë. Ajo që është me rëndësi pasi prek edhe vende të tjera është USAID. Në një komunikim dje më thanë se shumë mirë kanë bërë se në vendin tonë rronin me këto fonde dhe të Sorosit.

Ne jemi rasti klasik që kemi një ndërhyrje të ideologjisë së Shoqërisë së Hapur dhe mbajtjes së organizatave. Sidomos këto 13 vite të fundit këto organizata janë realizuar vetëm për të të ngritur atë imazhin e Ramës në botën perëndimore si një demokrat. Njerëzit që vijnë nga jashtë nuk kanë shumë kohë dhe takojnë shoqërinë civile, të njëjtët aktorë. Ky është rrjeti i projektuar dhe është me qëllim për të avancuar politikat e tyre dhe për imazh të regjimit.