Siguria në zgjedhjet, Dashevci: Pasiguria është mundur. Serbia e ka humbur besimin tek komuniteti i saj në Kosovë

Afrimi i datës së zgjedhjeve në Kosovës duket se po shoqërohet me shtim të tensioneve, kryesisht në Veri të vendit.

Në një lidhje me skype në studion e lajmeve në “Ora News”, eksperti i Sigurisë Arben Dashevci, theksoi se Kosova e ka humbur pasigurinë, duke shtuar se edhe pse vendin është në prag të zgjedhjeve, duket se ashpërsimi i reagimeve është zbehur nga vetë qytetarët që i përkasin komunitetit serb në Kosovë, pasi siç tha ai, është vetë ky komunitet që e ka humbur besimin te forcat politike që i përfaqësojnë, apo tek vetë Serbia.

“Unë mendoj se siguria është në nivelin e saj maksimal, por një siguri 100 për qind nuk ka në asnjë vend”, u shpreh ndër të tjera, Arben Dashevci.

Eksperti i Sigurisë komentoi edhe qëndrimet e sotme në Uashington të Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani që mori pjesë në forumin e Sigurisë.

“Presidentja e Kosovës është shumë shpejt në kohë për të ndërlidhur marrëdhëniet me zyrtarët e rinj të SHBA-ve dhe kjo është pikërisht lëvizja që i duhet diplomatikisht Kosovës.

Dhe mendoj se SHBA-ja po e jep maksimumin e saj, ndërsa vetë Kosova si një vend i vogël duhet të japë më të mirën e tij për t’u bërë pjesë integruese e asaj qeverie në SHBA, si vendi partner kryesor dhe se populli i Kosovës është populli më pro-amerikan në Botë, dhe kjo duhet potencuar”, u shpreh eksperti i Sigurisë, Arben Dashevci

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME EKSPERTIN E SIGURISË, ARBEN DASHEVCI