''29 kontrata mbi 35 milionë euro'', Teliti: Në krye të ''5D'' qëndron Erion Veliaj, SPAK të zgjerojë rrethin e hetimeve
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës për PD, Dorian Teliti në një intervistë në Ora News u shpreh se në krye të aferës ‘5D’ qëndron kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe se SPAK duhet të zgjerojë rrethin e hetimeve.
Teliti: Në kënvështrimin tonë nuk është zbardhur.
Ne e dimë shumë mirë që ky është një grup i mirë strukturuar kriminal, i krimit financiar.
Është një grup i cili ende vazhdon duke u mos zbardhur në totalin e tyre edhe të përfitojë fonde publike.
Ajo që ne kemi bindjen tonë është se në krye të grupit të strukturuar kriminal qëndron vetë kryetari i bashkisë.
Dhe deri në vendosjen e kryetarit të bashkisë dhe të personave vërtet përgjegjës, të vendimarrësve të vërtetë përpara drejtësisë, ne besojmë që drejtësi nuk po bëhet.
Këta drejtorat morën statusin e investitorit strategjik dhe nuk arrijnë të marrin këtë status pas një mbështetje të fortë politike.
Pra e vërtetë që kemi drejtorët e ‘5D’ që janë sot në gjykim dhe nën hetim para drejtësisë, por këta nuk janë maja e asjbergut të cilët janë përgjegjës për ngritjen e kësaj skeme dhe njëkohësish për përfitime madhore të fondeve publike.
Ndaj thirrja jonë është e njëjta që SPAK duhet të zgjerojë rrethin e hetimeve, të zgjerojë rrethin e të hetuarve dhe të shkojë tek përgjegjësit dhe tek pronarët e vërtetë që në mendimin tonë qëndron edhe vetë kreu i bashkisë.
Me informacionet që kemi marrë, ne besojmë se në krye qëndrojnë vetë drejtuesit e bashkisë.
Të përsërisësh 29 herë të njëjtin gabim është ose një paaftësi shumë e madhe, ose ti je bashkëpunëtor i kësaj skeme.
Flasim për 29 kontrata mbi 35 milion euro dhe 29 gabime që paskan ngrënë kumbulla prapa kurrizit nuk mund të hanë.
Kemi kryetarin e bashkisë së Tiranës i cili ka firmosur për një incinerator duke marrë përsipër angazhimin finaciar dhe ende nuk pyetet për të.
