Bilali: Lufta tregtare mes Evropës dhe Amerikës dëmton së pari evropianët
Për diplomatin Lutfi Bilalli, furtuna taksave që ka shkaktuar së fundmi Presidenti amerikan, Donald Trump, ndaj vendeve të tjera do të shkaktojë marrjen e masave reciproke edhe nga këto vende të kërcënuara duke nisur nga Kina e tek vendet e Evropës.
“Sa i përket asaj që Sholz ka deklaruar mendoj se legjitimiteti i tij nuk është shumë i besueshëm, duke pasur parasysh se vendi atje është në zgjedhje dhe vetë Shlz nuk do të jetë më kancelar i Gjermanisë.
Evropianët në unison, apo në vendet ku dominon e majta do të shkojnë në këtë drejtim. Lufta tregtare mes Evropës dhe Amerikës dëmton së pari evropianët, dhe do të jenë këta të fundit që do të kërkojnë konsensus.
Mendoj se zhvillimet do të shkojnë si me Kanadanë ku prezenti Trrump u shfaq u furishëm me iniciativën e tarifave doganore, por dita-ditës ai e ka zbutur qëndrimin e tij”, theksoi ndër të tjera në një intervistë për "Ora News", eksperti i Marrëdhënieve Ndërkombëtare Lutfi Bilalli.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME DIPLOMATIN LUTFI BILALLI

