Frikë në një shkollë në Suedi, 5 persona qëllohen me...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2025, 14:17
Pesë persona janë qëlluar me armë zjarri në një shkollë në Suedinë qendrore, ka raportuar BBC-ja të martën.
Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur në orën 13:00 në Orebro, 200 kilometra në perëndim të Stokholmit.
Autoritetet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Zyrtarët u bëjnë thirrje banorëve që të qëndrojnë larg shkollës.
