NBA/ Oklahoma mbetet lider në Perëndim, triumfojnë edhe Denver e Golden State
Oklahoma mbetet skuadra më e mirë në Konferencën e Perëndimit, duke fituar sot 125-96 ndaj Milwaukee.
Një përballje mes dy ekipesh pretendente, por që u dominua nga Oklahoma.
Vendimtar ishte i zakonshmi Alexander Shai, autor i 34 pikëve.
Fiton edhe skuadra e Denver, që mundi 125-113 New Orleans.
Porter me 36 pikë ishte më i miri për Denver, mbështetur edhe nga Jokic me një “triple double” (27 pikë, 14 rebound, 10 asist).
Rikthehet te suksesi ekipi i Golden State, që mundi 104-99 Orlando.
Wiggins me 25 pikë e Curry me 24 pikë u dalluan në fushë. Fitore në sekondat e fundit për Detroit, që mundi 132-130 Atlanta (Cummingham 30 pikë e 14 asist).
Rezultatet
Charlotte – Washington 114-124
Detroit – Atlanta 130-132
New York – Houston 124-118
Memphis – San Antonio 128-109
Minnesota – Sacramento 114-116
Oklahoma – Milwaukee 125-96
Denver – New Orleans 125-113
Utah Jazz – Indiana 111-112
Golden State – Orlando 104-99
Portland – Phoenix 121-119
