Hamilton zëvendësohet nga një 17-vjeçar, Mercedes ftoi të birin e pilotit italian Marco Antonellit
Mercedes e pret një vit I vështirë pas largimit të Luis Hamilton tek Ferrari.
7 herë kampioni i botës tashme eshte zevendesuar nga 17 vjecari italian Kimi Antonelli, duke e bërë ndoshta vitin më sfidues të tranzicionit për ekipin gjerman.
“Vendin e Leëis nuk e zë dot asnjë pilot në qarkullim, por unë dhe Kim do të mundohemi të mbajmë Mercedes në vendin që i takon. Shpresoj që përvoja e këtyre viteve të më ndihmojë mua dhe atë”, - tha piloti britanik I Mercedes George Russell, të cili I skadon kontrata në fund të këtij viti.
Për 26 vjecarin ky moment do të shënojë një kapitull të ri në karrierë.
“I njoh aftësitë e mija të formuara ndër vite, dhe unë nuk jam më I ri. Po hyj në një fazë të maturuar. Leëis ishte 29 vjeç kur iu bashkua Mercedesit dhe filloi të fitonte të gjitha kampionatet, ndërsa Michael Schumacher ishte 30 vjeç te Ferrari. Në ditët e sotme të gjithë po fillojnë gjithnjë e më të rinj”, shtoi piloti I Mercedes.
Rusell debutoi për herë të parë me Mercedes ne Formula1 në dhjetor të vitit 2022, dhe garat kanë qenë passion I tij që në fëmijëri.
Nga ana tjetër 17 vjecari Antonelli, I biri I shoferit të garave Marco Antonelli, është vlerësuar me një sërë cmimesh në Kampionatet vendase dhe në rajon. Megjithatë ky vit, pritet të shënojë një epokë të re për të 2 pilotët, pasi do të garojnë me mjete dhe rregulla të reja.
Këtë vit shënohet 75 vjetori I kampionatit.
Sipas kalendarit të bërë publik nga FIA dhe Formula 1, sezoni I ri I Kampionatit do të përfshijë 24 raunde. Në datat 14-16 mars do të shpallet cmimi I madh I Australisë, duke përfunduar me Çmimin e Madh të Abu Dhabit në fundjavën e 5-7 dhjetorit.
