Derbi i kryeqytetit s'do luhet në mbrëmje, zhvendoset orari për sfidën Partizani-Tirana
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2025, 16:50
Është ndryshuar orari i derbit kryeytetas Partizani-Tirana.
Kryendeshja e kësaj jave ishte programuar të luhej të dielën në orën 20:00 në stadiumin “Arenën e Demave”, por për arsye sigurie do të afrohet si orar. Sipas raportimeve të fundit mësohet se sfida do të zhvillohet në orën 13:30.
Për herë të parë derbi pritet të luhet në “Arenën e Demave” dhe ky është vendim i marrë nga klubi i kuq. Kjo për shkak se “Arena Kombëtare” nuk është në gjendjen e duhur dhe fusha duhet të mirëmbahet për ndeshjet e kuqezinjve.
Pavarësisht objektivave të ndryshme që dy skuadrat e kryeqytetit kanë këtë sezon, secila prej tyre kërkon vetëm fitore.
Partizani lufton për top katërshe, ndërsa bardheblutë kanë synimin mbijetese.

