“Hiqni dorë nga sponsori, është fajtor për luftën”, Kongo bën kërkesë për disa klube të mëdha europiane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2025, 20:31
Qeveria e Republikës Demokratike të Kongos u ka kërkuar klubeve të futbollit Arsenal, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain (PSG) që t’i japin fund marrëveshjeve të tyre me sponsorin “Visit Rwanda”. Mesazhi është dërguar nëpërmjet Ministres së Jashtme të këtij vendi, Therese Kayikwamba Wagner, me idenë se këto klube konsiderohen si fajtore në luftë.
“Sponsori juaj është përgjegjës direkt për këtë mjerim. Nëse jo, për ndërgjegjen tuaj, atëherë klubet duhet ta bëjnë për viktimat e agresionit nga Rwanda”- ishin e fjalët e shkruara nga Wagner.
Në bazë të asaj që shkruajnë mediat, Kongo ka dërguar rreth 500,000 persona në pjesën lindore të vendit, sakaq vlen të theksohet se 4000 trupa nga Rwanda janë aktiv në atë fushë, bashkë me grupin rebel.