Peshkaqeni sulmon fatalisht 17-vjeçaren në Australi, ngjarja vetëm 100 metra larg bregut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2025, 17:59
Një vajzë 17-vjeçare ka humbur jetën në Queensland të Australisë, pasi u sulmua nga një peshkaqen.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e së hënës në veri të Brisbane.
Siç raporton BBC, ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje menjëherë, por pavarësisht ndihmës, vajza ndërroi jetë pak më vonë.
Peshkaqeni e kishte kafshuar në dorë ndërsa ishte 100 metra larg bregut.
