Arkëtimet e filmave kinezë të këtij viti renditen në vendin e parë global
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2025, 17:59
Sipas të dhënave nga Byroja Kombëtare e Filmave, deri në orën 15:30 të 3 shkurtit, arkëtimet e filmave kinezë gjatë sezonit të Festës së Pranverës arritën në 8.02 milardë juanë (afro 1.09 miliardë dollarë), duke shënuar një rekord të ri.
Deri tani, arkëtimet e flimave kinezë të vitit 2025 arritën në 9.82 miliard juanë (afro 1.34 miliardë dollarë), duke tejkaluar arkëtimet në Amerikën Veriore dhe duke u renditur në vendin e parë global.
Deri më 3 shkurt, arkëtimet e filmit të animuar "Ne Zha 2" tejkaluan 3.5 miliardë juanë (afro 500 milionë dollarë).
Sipas parashikimeve, ky film mund të bëhet filmi me arkëtimet më të larta në Kinë.


