Gazetari publikon SHIFRAT për çdo qark: Fati i 11 majit nga militantët, partitë nuk bindin “elektoratin gri”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Janar 2025, 15:48
Gazetari Dardan Malaj teksa ka publikuar shifrat e qytetarëve me të drejtë vote në zgjedhjet e 11 majit në scilin prej 12 qarqeve, thotë se pavarësisht deklaratave publike të liderëve politikë, askush prej tyre nuk po arrin dot të bindë të votojë atë që njihet si elektorati gri.
“Votues brenda vendit + të regjistruar jashtë vendit, deri më tani nuk e arrijnë 50% të totalit të qytetarëve shqiptarë me të drejtë vote.
“Elektorati gri” brenda vendit dhe “zgjedhësit indiferentë” jashtë vendit përbëjnë sot 52% të totalit.
Asnjë faktor politik “i vjetër” apo “i ri” nuk po arrin ende t’i tërheqë për t’i bërë pjesë të procesit.
Arsyet pastaj duan një analizë më vete, por këtu jemi për momentin”, thotë gazetari Dardan Malaj.

