Meksikë, vriten 4 efektivë policie në një sulm të armatosur

Katër efektivë policie u vranë të martën gjatë një sulmi nga persona të armatosur në një qytet në shtetin jugor meksikan të Oaxaca.

Mes viktimave ishte Victor Morales, shefi i policisë bashkiake në Tuxtepec, siç njoftoi ministria e Sigurisë në Oaxaca. Sulmi u krye në mëngjes kur policët me uniformë që hipnin në një makinë civile u vunë nën zjarr.

Një tjetër polic dhe dy civilë u plagosën. Një ekip special u dërgua në Tuxtepec për të kryer një hetim në lidhje me autorët.