Putin: Sovraniteti i Ukrainës është pothuajse zero

Presidenti rus, Vladimir Putin, në një intervistë deklaroi se sovraniteti i Ukrainës nuk ekziston dhe i ftoi liderët perëndimorë që të diskutojnë për paqe por vetëm me kushtet e tij

 “Nuk do të zgjasin asnjë muaj nëse ndalojnë paratë dhe në përgjithësi plumbat.

Kjo është e gjitha. Gjithçka do të përfundojë në 1.5-2 muaj.

Në këtë kuptim, sovraniteti i Ukrainës është pothuajse zero.

Nëse sponsorët e tyre perëndimorë duan të arrijnë paqen, atëherë rruga është shumë e thjeshtë.” tha ai.

Putin shtoi se Rusia ka qenë që në vitin 2022 për të diskutuar për paqen me Ukrainën pa qenë nevoja të ndërhynin vendet perëndimore.

“Edhe pse kishte gjëra që ishin të diskutueshme, dhe Ministria e Jashtme e vuri në dukje këtë.

Megjithatë unë rashë dakord që ne jemi gati të zbatojmë dhe ne e përcollëm në Kiev pikërisht në mbrëmjen e 15 prillit.” shtoi ai.