Sholz takon kryeministren daneze: Paprekshmëria e kufijve është një parim themelor i së drejtës ndërkombëtare
Deklaratat e presidentit Donald trump mbi kontrollin e Groenlandës vijojnë të krijojnë temë të rëndësishme të takimet e nivelit të lartë në BE. Kryeministrja Daneze, Mette Frederiksen zhvilloi një vizitë në gjermani, ku takoi edhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.
Në konferencën për mediet edhe pse nuk u përmend konkretisht me emër, kreu I ekzekutivit gjerman u shpreh I qartë mbi këtë ide.
“Paprekshmëria e kufijve është një parim themelor i së drejtës ndërkombëtare”, Scholz tha: “Parimi duhet të zbatohet për të gjithë. E kam bërë të qartë përsëri nga kjo pikë disa ditë më parë. Kufijtë nuk duhet të zhvendosen me forcë”, tha Scholz, i cili përpara kësaj shprehje parashtroi agresionin rus mbi Ukrainën për 3 vite dhe mbështetjen për Kievin për të rezistuar.
Nga ana tjetër, Frederiksen tha se Evropa aktualisht po përballet me një "realitet më të pasigurt" që kërkon bashkëpunim më të madh.
“Ne kemi nevojë për një Evropë më të fortë dhe më të vendosur që qëndron gjithnjë e më shumë në të drejtën e saj, e aftë për të mbrojtur dhe promovuar Evropën dhe interesat evropiane. Ne duhet të marrim më shumë përgjegjësi për sigurinë tonë”, tha ajo.
Nga ana tjetër, Danimarka pritet të financojë rreth 2.4 miliardë euro në Groenlandë, krahinën autonome, por që është brenda mbretërisë dhe në ishujt Faroe.
Ndërkaq udhëheqësit e BE-së do të mbajnë samitin e tyre të parë kushtuar mbrojtjes të hënën e ardhshme, për të diskutuar financimin dhe aftësitë e reja ushtarake.

