Trump frikëson Danimarkën, fuqizohet prania ushtarake në Groenlandë

Synimet e prsidentit amerikan Donald Trump për të marrë kontrollin e territorit gjysmë autonom të Groenlandës në Danimarkë, kanë frikësuar këtë të fundit, e cila po mendon të fuqizojë mbrojtjen ne Arktik. 

Autoritetit në Kopenhagen njoftuan se do të shpenzonin rreth 2 miliardë dollarë për të fuqizuar praninë ushtarake në Arktik. Pas më shumë se një dekade me shkurtime drastike në shpenzimet ushtarake, vitin e kaluar Danimarka njoftoi një buxhet prej 26 miliardë dollarë për ushtrinë e vet përgjatë një periudhe 10 vjeçare, pjesë të së cilave do të akordoheshin për Arktikun.

Edhe pse përgjegjëse për sigurinë dhe mbrojtjen e Groenlandës, Danimarka ka limituar kapacitetet në ishull, në atë që është konsideruar si vrimë e zezë e sigurisë. Aktualisht kapacitetet daneze për monitorimin e një zone 4 herë më të madhe se Franca, përfshijnë vetëm 4 anije të vjetëruara inspektimi, një avion survejimi Challenger dhe 12 qen patrullues.

Sipas planit të ri, kapaciteteve do tu shtohen 3 mjete te reja lundruese në Arktik, 4 dronët survejues me rreze të gjatë e po ashtu satelitë survejimi. Lëvizja pason deklaratat e Donald Trump se Groenlanda është jetësore për sigurinë e SHBA dhe se Danimarka duhet të heqë dorë nga kontrolli i ishullit me rëndësi strategjike.

SHBA ka një prani të përherëshme në bazën hapsinore të Pituffik në Groenlandën veriperëndimore, një lokacion strategjik për sistemet paralajmëruse të raketave balistike.