Përmbyset autobusi i pasagjerëve në Bolivi, 19 persona humbën jetën

Të paktën 19 persona humbën jetën dhe nëntë të tjerë u plagosën kur një autobus pasagjerësh u përmbys në Bolivinë jugore, tha policia lokale.

Aksidenti ndodhi në Cerdas, një qytet në departamentin e Potosit, njoftoi policia bashkiake e Uyuni aty pranë.

Mes të vdekurve ishin 14 gra dhe dy të mitur. Sipas njoftimit të policisë, të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital.

Numri i të vdekurve mund të rritet duke pasur parasysh ashpërsinë e plagëve, tha policia.

Nga hetimet paraprake dyshohet se aksidenti mund të jetë shkaktuar nga shpejtësia e lartë.

Autobusi, me një kapacitet për të transportuar 50 pasagjerë, po kryente një udhëtim në distanca të gjata rreth 850 km midis La Paz dhe Villazon, një qytet në kufi me Argjentinën.

Përmbyset autobusi i pasagjerëve në Bolivi, 19 persona