Libraria me mbi 30 mijë libra të përdorur, atraksioni i veçantë në Korenë e Jugut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Janar 2025, 11:22
Një librari me më shumë se 30.000 libra të përdorur në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul, tërheq vëmendjen e adhuruesve të librit. Në këtë librari gjenden libra të kategorive të ndryshme të cilat mund të blihen ose lexohen aty pranë nga vizitorët.
Në mesin e këtyre dhjetëra mijëra librave, përveç në gjuhën koreane, mund të gjenden libra edhe në gjuhën turke, gjermane, angleze, japoneze dhe spanjolle.Adhuruesit e librit në kryeqytetin korean shpesh e vizitojnë këtë vend duke kaluar momente të këndshme në mesin e librave të shumtë, ndërsa disa edhe i blejnë ato me çmime më të arsyeshme.
