Dyshohet se është përdorur në vr*sjen e Lulzim Vishës, dërgohet për ekspertizë pist*leta me silenciator që u gjet në banesën e dy kushërinjve Lami

Arma me silenciator e cila u gjet këtë të shtunë nga policia në banesën e dy kushërinjve Eduart dhe Ervis Lami, mësohet se do të dërgohet për ekspertizë. Nga ekspertiza do të zbulohet nëse është e njëjta armë e përdorur për vrasjen e 48-vjeçari Lulzim Visha dy ditë më parë në Tiranë.

Ervis Lami bashkë me kushëririn e tij, Eduart Lami, dyshohet se janë përfshirë në një konflikt me viktimën (Lulzim Visha) pak muaj më parë. Ervis Lami vijon të jetë në kërkim nga Policia, ndërsa Eduart Lami është vënë në pranga. 

Ngjarja e rëndë u raportua mëngjesin e së premtes, ku 48-vjeçari Lulzim Visha, u gjet pa shenja jete brenda një automjeti në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner. Visha ishte postier në një postë private në Tiranë, dhe dyshohet se ishte nisur për në punë në momentin që është ekzektuar me armë zjarri. Dyshohet se ai është qëlluar me silenciator pasi banorët e zonës janë shprehur se nuk kanë dëgjuar të shtëna.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes policia tha se janë gjetur 12 gëzhoja pistolete. Dy ditë më parë u raportua se pista paraprake e hetimit është edhe hasmëria, pasi mësohet se viktima është vëllai i Besnik Vishës i cili ka vrarë me armë zjarri në vitin 1997 Refik Domi për motive të dobëta në afërsi të Universitetit Bujqësor Tiranë. Autorët dyshohet se janë larguar me një makinë tip "Porche" ngjyrë gri e cila më vonë u gjet e djegur në Zall Herr.