Përfshihet nga flakët dhoma e konviktit në Elbasan, detajet e para
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2025, 14:52
Një nga dhomat e konviktit të studentëve të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” është përfshirë nga flakët.
Menjëherë në vend ngjarja kanë shkuar mjetet dhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës.
Nuk janë të qarta rrethanat e rënies së zjarrit i cili ka marrë përmasa të mëdha.
Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një qark i shkurtër elektrik.
