Zgjedhjet në Kosovë, Haradinaj premton paga 1 mijë euro e pensione 500 euro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2025, 21:19
Koalicioni për Kosovën Fituese ka mbajtur të premten një tubim zgjedhor në Mitrovicë.
Kandidati për kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj, tha se ka ardhur koha për ta kthyer dinjitetin e të punësuarve përmes rritjes së pagave. Ai premtoi paga 1 mijë euro për punëtorë e 500 euro për pensionistë.
“Ashtu si jemi deklaru, 1000 euro paga, pra pragu i ultë i pagës. 500 euro pensionet dhe po ashtu jemi të gatshëm të ecim përpara me temat e zhvillimit të brendshëm në vazhdimësi. Pra menjëherë kjo përkrahja me paga dhe mbështetja e vazhdueshme do ta siguronte, sigurinë shëndetësore dhe ekonomike e me radhë”, tha Haradinaj.