''Fushata në Kosovë është në intensitet të lartë'', Izmaku: Është mbartur pak zhargoni politik nga Shqipëria

Anëtarja e kryesisë së Nismës Social Demokrate, Xhevaire Izmaku në një intervistë në Ora News u shpreh se fushata politike në Kosovë është në një intensitet të lartë.

Izmaku: Fushata është në një intensitet të lartë, pra është pika kulmore e fushatës.

Partitë politike secila po e shfrytëzon hapësirën e vet në vendet ku mendon se e ka të koncentrume votën më shumë.

Ne të gjithë kandidatët për deputetë kemi mundësi të marrim votë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Është mirë, nuk është një fushatë e tensionuar.

Tek ne është mbartur pak zhargoni politik nga Shqipëria, por ende ruhet një pjesë e një ambient më të butë në zhrgon politik me përjashtim të qeverisë.

Qeveria e ka një diskurs shumë më të ashpër, e ka pasur gjatë gjithë kohës këto 4 vite.