Fushata në Kosovë/ Shala: Po karakterizohet nga sharjet dhe ofendimet, jo nga programet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Janar 2025, 19:24
Përmes një intervistë në Ora News, analisti Azdren Shala tha se fushata në Kosovë është duke u karakterizuar më shumë nga ofendimet sesa alternativa dhe programi.
Shala: Për PSD-në kjo është një fushatë e varfër në raport me ideologjinë dhe programin. Fushatën e kanë zënë ofendimet dhe fyerjet. Janë duke marrë partitë dënime të vazhdueshme për këto fyerje. Kjo është një gjë e keqe për qytetarët e Kosovës.
Jemi duke u përballur me një mungesë alternative zgjedhore dhe partitë janë duke shkuar në këtë trend. Qeveria nuk ka çfarë flet sepse nuk ka plotësuar premtimet që ka dhënë. Abdexhiku thotë se është pro asociacionit, por këtë versin që po bën Kurti përpiqet me e ndryshuar.