Fushata e Koalicionit për Familjen, Bytyqi: Nevojë e domosdoshme, për familjen dhe ruajtjen e saj
Avokati dhe kandidati i Koalicionit për Familjen në Kosovë, Azdren Bytyqi në një intervistë në Ora News u shpreh se koalicioni për familjen është nevojë e domosdoshme për familjen dhe ruajtjen e saj.
Bytyqi: Koalicioni për familjen është momentalisht në një fushatë dinamike.
E shtrirë në të gjitha qytetet e Kosovës.
Duke synuar votuesin e pakënaqur me qeverinë aktuale dhe votuesin i cili ka një ndjeshmëri dhe pikëpamje më konservatore sa i përket familjes dhe ruajtjes së saj.
Pikërisht ky koalicion ka marrë edhe titullin si koalicion për familjen pasi që e kemi parë që në Kosovë axhendat ekstreme liberale janë shtrirë fuqishëm mbështetur nga kjo qeveri.
Dhe ne si një nevojë e domosdoshme jemi bërë bashkë si koalicion në mënyrë që të mbrojmë familjen si institucion dhe shqoëri në përgjithësi dhe fëmijët si të ardhmen tonë nga rreziqet që parashihen në këto axhenda.
Koalicioni për familjen ka një pikëpamje konservatore, pra është koalicion momentalisht i përbërë nga disa parti politike.
