Bytyçi: Tarifat do ndikojnë në ekonominë e SHBA dhe jo vetëm. Jushi: Trump i ka të qarta synimet për jashtë Amerikës
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Seb Bytyci dhe gazetarja, Denada Jushi në një intervistë në Ora Neës komentuan politikat e presidentit të SHBA, Donald Trump në lidhje me Europën.
Bytyçi: Çfarëdo vendosje e tarifave ndikon drejtpërdrejtë në ekonominë e SHBA por gjithashtu edhe në ekonominë e atyre vendeve ndaj të cilave vendosen tarifat. Tarifat nëse vendosen do të ishin mjaft destabilizuese për tregtinë.
Faktikisht Amerika ka një përvojë shumë të keqe me tarifat nëse kthehemi para një shekulli tek ajo që quhet ‘’Depresioni i madh’’, dmth një nga shkaktarët ka qenë pikërisht tarifat që ishin vendosur më herët.
Dhe një nga arsyet për daljen nga ‘’Dperesioni i madh’’, ka qenë eliminimi i tarifave dhe politikat e reja të presidentit Rusvelt.
Jushi: 12 muajt e fundit, Trump e ka deklaruar që i ka të qarta synimet kur vjen puna për jashtë Amerikës, patjetër edhe brenda saj.
Nëse shohim sot axhendën të qeverisë amerikane është teknologjia, gjithë debati i gjinisë dhe kulturës.
Ne jemi duke u përballur me një Kinë që është duke u fuqizuar.
Kemi një Europë e cila ruan balancat por ndërkohë nuk është duke ecur me hapin e kohës.
