Trump thirrje Arabisë Saudite: Ulni çmimin e naftës, për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë
Presidenti amerikan, Donald Trump, mbajti sot fjalimin e tij të parë para liderëve botërorë në Forumin Botëror të Ekonomisë që po zhvillohet në Davos.
Trump tha se Arabia Saudite duhet të ulë çmimet globale të naftës në mënyrë që t’i japë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.
Gjithashtu Presidenti tha se sauditët dhe OPEC (Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës) janë përgjegjës deri në një masë për vazhdimin e luftës.
“Jam i habitur që nuk e bënë këtë para zgjedhjeve, duhet të tregoni pak dashuri. Nëse çmimi do të ulej, lufta Rusi-Ukrainë do të përfundonte menjëherë.
Tani për tani, çmimi është mjaft i lartë sa që lufta do të vazhdojë. Duhet të ulni çmimin. Ata duhet ta kishin bërë shumë kohë më parë. Ata janë shumë përgjegjës deri në një masë, miliona jetë po humbasin”, tha Trump.
