Forumin Ekonomik në Davos/ Trump: SHBA do të bëhet sërish superfuqi!
Presidenti Donald Trump kritikoi të enjten politikat e paraardhësit të tij Jor Biden. Duke folur virtualisht në Forumin Ekonomik Botëror në Zvicër, Trump tha se ka qenë një javë vërtet historike në Shtetet e Bashkuara.
Trump më pas përsëriti kritikat e njohura për politikat e ish-presidentit Joe Biden, duke goditur atë që ai e përshkroi si kaosin ekonomik të shkaktuar nga politikat e dështuara të administratës së kaluar. Gjithashtu president Trump u shpreh se SHBA do të bëhet sërish superfuqi.
Trump, duke folur virtualisht nga Shtëpia e Bardhë, i tha: "Ajo që bota ka dëshmuar në 72 orët e fundit nuk është asgjë më pak se një revolucion i arsyes së shëndoshë. Vendi ynë së shpejti do të jetë më i fortë, më i pasur dhe më i bashkuar se kurrë më parë dhe i gjithë planeti do të jetë më paqësor dhe më i begatë si rezultat i këtij momenti të jashtëzakonshëm”.
