Japoni/ Arrestohet një 46-vjeçar për vjedhjen e një ambulance
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Janar 2025, 11:20
Policia në Kuki, në prefekturën Saitama të Japonisë, arrestoi një 46-vjeçar me dyshimin se kishte vjedhur një ambulancë.
Sipas policisë, Hiroshi Hirata telefonoi 911 mbrëmjen e së hënës duke u ankuar për dhimbje stomaku.
Tre mjekë ndihmës ekzaminuan Hirata, i cili ishte i dehur në atë kohë, dhe përcaktuan se ai nuk kishte nevojë të shkonte në spital.
Policia tha se Hirata u zemërua dhe kërcënoi mjekët me thikë, më pas doli jashtë dhe vodhi ambulancën e tyre.
Sakaq, policia gjeti ambulancën dhe Hiratën në parkingun e një farmacie rreth 100 metra larg dhe e arrestoi në vend.
Në deklaratën e policisë thuhet se Hiratu ka thënë se kishte për qëllim që të “shkonte vetë në spital”.
