SHBA: Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin e parë kundër imigracionit

Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA ka miratuar ”Aktin Laken Riley”, ligjin kundër imigracionit të presidencës Trump që parashikon ndalimin deri në deportimin e tyre të një grupi të madh të huajsh pa dokumente, duke përfshirë azilkërkuesit, të cilët kanë kryer krime të vogla si vjedhje, qofshin edhe vjedhje dyqanesh.

Kjo është goditja e parë për këtë çështje dhe ndoshta do të jetë ligji i parë që Donald Trump do të nënshkruajë në Zyrën Ovale.

Masa ka marrë emrin e një studenti 22-vjeçar, i cili u vra në Xhorxhia nga një venezuelian pa dokumente, i kërkuar për vjedhje dyqanesh.