Peshkopja Budde: Nuk kam përse t’i kërkoj falje Trumpit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Janar 2025, 10:36
Peshkopi i Uashingtonit, e cila për herë të parë është një femër, Mariann Budde, që sfidoi Donald Trump duke iu lutur që të ketë “mëshirë” ndaj homoseksualëve dhe emigrantëve, nuk po dorëzohet para presionit të presidentit amerikan.
“Unë nuk do të kërkoj falje për të kërkuar mëshirë për të tjerët,” tha Budde në një intervistë për revistën Time.
“Unë nuk e urrej Presidentin Trump. Mundohem të mos urrej askënd dhe guxoj të them se nuk i përkas as të majtës radikale, çfarëdo që të thotë kjo. Nuk jam ky lloj njeriu”, sqaroi Budde.