SHBA – Trump planifikon të dërgojë 10 mijë trupa në kufirin jugor

Presidenti amerikan Donald Trump po përgatitet të dërgojë 10 000 trupa në kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara dhe të urdhërojë agjentët kufitarë që t’u ndalojnë hyrjen azilkërkuesve nëse ata “kanë udhëtuar nëpër një vend me sëmundje ngjitëse”.

Kjo bëhet e ditur në një dokument të brendshëm të autoritetit doganor shkruan Washington Post.

Dokumenti nuk përmend ndonjë sëmundje specifike, dhe kështu masa mbyll efektivisht kufirin për këdo që përpiqet të aplikojë për azil sipas ligjit amerikan.

Në memorandumin e brendshëm thuhet gjithashtu se agjentët e Patrullës Kufitare janë udhëzuar të “frenojnë, mohojnë, identifikojnë dhe ndalojnë migrantët”.