Nis zbatimi i urdhërave të Trump/ Bilalli: Evropa e prekur nga një ''luftë'' e ashpër tregtare

Eksperti i marrëdhënieve Ndërkombëtare, Lutfi Bilalli në një intervistë në Ora News u shpreh se Evropa është e prekur nga një luftë e ashpër tregtare pas betimit të Trump si president i SHBA.

Bilalli: Siç duket nga presidenti i ri i inaguruar Donald Trump, Evropa ka qenë mund të them ndër pikat të një lufte tregtare pas Kinës.

Ata që e njohin sado pak biografinë e Trumpit është një biografi jashtëzakonisht interesante.

Trump ka humbur dhe ka fituar çdo herë.

Evropianët në këtë rast ne si kontinent jemi të prekur sidomos unioni evropian.

Dhe është mund të them një luftë e ashpër tregtare.

Besoj se tarifat 25% për evropianët do të jenë një goditje e madhe dhe mund ta fut në recesion ekonominë evropiane.

Edhe në fushatë Trump ka shprehur se do ti shporrim firmat gjermane nga toka amerikane.