U kap duke shitur drogë, arrestohet 22-vjeçari shqiptar në Itali
Një 22-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi shiste drogë. Mediat vendase bëjnë të ditur se i riu ishte i njohur për policinë për shkak të precedentëve penalë të mëparshëm.Gjithashtu mediat italiane shkruajnë se një makinë e ndaluar në parkingun pranë stacionit të trenit Lama di Reno, tërhoqi vëmendjen e oficerëve.
Siç raportohet 30-vjeçari italian dhe pasagjeri, 22-vjeçari shqiptar, kanë reaguar të nervozuar për kontrollin. Dhe brenda çantës së shpinës u gjetën 810 gramë lëndë narkotike të llojit hashash, e ndarë në 32 doza të paketuara, në të cilën shfaqej figura e një boksieri të njohur amerikan.
Gjithashtu, nga kontrolli u bë i mundur gjetja dhe sekuestrimi i një shume parash në vlerë 2075 euro cash në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme, të gjetura brenda xhaketës së shqiptarit. Kontrolli kaloi në banesën e 22-vjeçarit, ku u gjetën edhe 10 gramë hashash të tjera. Pasi është izoluar në paraburgim, i arrestuari doli në gjykatë, ku iu caktua edhe masa e arrestit shtëpiak.
