Spanja, partnere besueshme e NATO-s! Sanchez i përgjigjet Trump: Shikoni më qartë shpenzimet

Nga takimi i 55-të i Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Kryeministri spanjoll i është përgjigjur kritikave të Trump se po paguan shumë pak për mbrojtjen krahasuar me vendet e tjera të NATO. Sanchez i quajti të pavërteta akuzat dhe theksoi rëndësinë e Madridit në aleancë.

Kryeministri spanjoll Pedro Sanches iu përgjigj nga Samiti i DAVOSIT në Zvicër akuzave të presidentit amerikan Donald Trump për mungesë të kontributeve financiare të Madritit në aleancën e Atlantikut të Veriut.

Sinkron Ne jemi një partner i besueshëm i NATOS dhe unë mendoj se ju duhet të shikoni më qartë nëse një vend është i përkushtuar apo jo në mbrojtjen dhe sigurinë e aleatëve të NATO-s.

Nga Forumi Ekonomik Botëror, Sanchez tha gjithashtu se pjesëmarrja e ushtrisë spanjolle në operacionet e NATO-s ishte mbi mesataren ndërsa zbuloi shifrat e investimeve për mbrojtjen.

Sinkron Spanja ka rritur shpenzimet e mbrojtjes me 70% në dekadën e fundit ndërsa investimi i saj prej 30% në pajisje të reja ishte mbi 20% të kërkuar nga NATO.

Aleatët e NATO-s do të diskutojnë rritjen e kërkesave për shpenzimet e mbrojtjes nga objektivi aktual prej 2% të prodhimit të brendshëm bruto në një samit në Hagë këtë verë.

Trump këmbëngul ata duhet ti rrisin kontributet e tyre në 5% të PBB-së - një objektiv që  asnjë anëtar i NATO-s nuk e përmbush aktualisht.

Spanja shpenzoi 22.27 miliardë dollarë për mbrojtjen në vitin 2024, tregojnë shifrat e NATO-s, kontributi i 10-të më i madh në midis 31 aleatëve të NATO-s, por kjo arrin në rreth 1.28% të PBB-së së saj, më e ulëta nga të gjitha vendet.

Spanja është shumë ulët, tha Trump të hënën kur u pyet për kontributet e saj në NATO.

Ndërsa SHBA shpenzoi 3.38% të PBB-së vitin e kaluar për mbrojtjen, tregojnë shifrat paraprake të aleancës.