Itali/ Arrestohet 30 vjeçari i lidhur me ISIS, dyshohet se po planifikonte sulm kundër komunitetit hebre
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2025, 14:54
Një 30 vjeçar maroken është arrestuar në Napoli të Italisë pasi dyshohet se kishte planifikuar një sulm ndaj komunitetit hebre.
I riu, i lidhur me ISIS, u arrestua me akuzën e shoqërimit me qëllim terrorizmi, përfshirë terrorizmin ndërkombëtar, ose përmbysje të rendit demokratik.
30 vjeçari, sipas asaj që rezultoi nga hetimet, dyshohet se i është bashkuar ISIS-it dhe se është përfshirë në aktivitete të kërkimit të faljes dhe shpërndarjes me mjete elektronike,të materialit multimedial që i atribuohet organizatës terroriste.
30 vjeçari kishte shprehur gjithashtu dëshirën për të marrë një thikë për të realizuar plane terroriste.