Trump: Sapo shkarkova katër zyrtarë të lartë, 1 000 të tjerë do t’i pasojnë

residenti amerikan Donald Trump shkarkoi katër zyrtarë të lartë qeveritarë të emëruar nga paraardhësi i tij sot në mëngjes.

Në postimin e parë në rrjetin e tij social Truth Social që nga marrja e detyrës Trump paralajmëroi se më shumë se “një mijë të tjerë rrezikojnë të njëjtin fat”.

“Zyra ime e personelit presidencial është duke identifikuar dhe hequr në mënyrë aktive më shumë se një mijë të emëruar nga administrata e mëparshme, të cilët nuk janë në përputhje me vizionin tonë për ta bërë Amerikën përsëri të madhe”, thuhet në mesazh.