12 të arrestuar/ Kok*inë nga Amerika e Jugut, shkatërrohet banda shqiptaro-italiane
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Janar 2025, 11:00
Mega-operacion i policisë italiane, policisë shqiptare dhe autoritetit hetimor SPAK. Shkatërrohet grupi narkotrafikantëve, anëtarë të një organizimi kriminal që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut.
Janë ekzekutuar 12 urdhër arrestimi me burg e 8 persona të tjerë janë vënë nën hetim.
Arrestimet janë kryer në Brescia, Milano, Torino, Verona, Bolzano, Cremona, Novara, Pavia, Trento, Treviso e Shqipëri.
Ky organizim kriminal trafikonte drogë në të gjithë Europën qëndrore përmes automjeteve të modifikuara për fshehjen e lëndës narkotike./ Alba Kepi - Syri tv

