VIDEO/ Hillary Clinton rrëmben vëmendjen gjatë fjalimit të Trump, nuk mban do të qeshurën gjatë deklaratës së presidentit për Gjirin e Meksikës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Janar 2025, 21:33
Donald Trump bëri betimin e tij sot si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Të ftuar ishin ish-presidentë të vendit, diplomatë dhe figura të rëndësishme të politikës amerikane.
Mes tyre ishte dhe ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton. Kjo e fundit ka rrëmbyer vëmendjen në një moment gjatë fjalimit të Trump pas betimit.
Ajo u pa duke qeshur kur Trump tha se do ta ndryshonte emrin e Gjirit të Meksikës në Gjirin e Amerikës.
Hillary can’t contain her laughing at Trump as he talks about remaining the Gulf Mexico ???? pic.twitter.com/0JF2BXgNt1
— Protect Kamala Harris ✊ (@DisavowTrump20) January 20, 2025
