Gaza/ 915 kamionë me ndihma humanitare kanë hyrë sot, thotë OKB

OKB ka deklaruar se 915 kamionë me ndihma humanitare, kanë hyrë sot në Rripin e Gazës.

Ndihmat synojnë që të eleminojnë vështirësitë për banorët e Gazas, të cilët u prekën nga një konflikt i armatosur 15-mujor.

Kamionët janë të ngarkuar me ushqime, pajisje mjekësore dhe mallrat të tjera për nevoja të rëndësishme.

Organizatat ndërkombëtare janë duke monitoruar nga afër marrëveshjen e armëpushimit, teksa po punohet për për një paqe të qëndrueshme.

Solidariteti me ndihmat humanitare në Gaza, është një tregues nëse armëpushimi do të ruhet.