Wirtz kthehet në protagonist me gola dhe asiste, Leverkusen mposht Monchengladbach

Xabi Alonso i ka dhënë fund “dënimit” të Florian Wirtz, i cili kishte nisur ndeshjet e kaluara nga stoli dhe sulmuesi gjerman i është përgjigjur në mënyrën më të mirë të mundshme duke udhëhequr kampionët në fuqi të Bundesligës drejt suksesit të radhës me shifrat 3-1 ndaj Borusia Monchegladbach.

Talenti gjerman ishte i pandalshëm teksa shënoi nga një gol në secilën pjesë loje, ndërsa më pas dha edhe asistin e golit të tretë të realizuar nga Schick. Goli i Klajndinst në shtesë shërbeu vetëm për statistikë personale në këtë ndeshje.

Kësisoj, Leverkuseni mban hapin e Bayern Munich me fitoren e radhës, duke qëndruar 4 pikë pas bavarezëve kryesues në këtë duel në distancë mes dy skuadrave që rivalizojnë për titullin në këtë edicion.