BASKETBOLL/ Besëlidhja bën ligjin në Superligë, Vllaznia përmbys Tiranën (Renditja)

Janë luajtur ndeshjet e raundit të 12-të të Superligës në basketboll për meshkuj, me Besëlidhjen kampione që fitoi pa probleme 89-62 ndaj Kamza Basket dhe mbetet e pamposhtur në krye të renditjes. 

Fitore të vështirë korri ekipi i Apolonisë, që në Durrës arriti të mposhtë 83-82 Teutën vendase. Një ndeshje e ekuilibruar deri në fund, ku të dyja skuadrat e kërkuan fitoren, që i shkoi ekipit fierak.

Në “Fahrie Hoti”, ekipi i Vllaznisë fitoi 88-85 ndaj Tiranës, në një ndeshje me rivalitet. Miqtë nga Shkodra arritën të përmbysin avantazhin fillestar të bardhebluve falë 30 pikëve të Wilkins.

Superliga-Meshkuj, java e 12-të

Teuta – Apolonia, 82-83

Kamza Basket – Besëlidhja, 62-89

Tirana – Vllaznia, 85-88

Renditja:

Besëlidhja 24 pikë,

Teuta 19 pikë,

Apolonia 17 pikë,

Vllaznia 17 pikë,

Tirana 16 pikë,

Kamza Basket 15 pikë